0Një nga përfundimet kryesore të vitit diplomatik Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov konsideron punën praktikisht të përfunduar në lidhje me Traktatin e ri për Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), i cili do të nënshkruhet në një kohë të afërt. Ministri vuri në dukje gjithashtu progresin e madh në bashkëveprimin e Moskës dhe Uashingtonit, pavarësisht nga ekzistenca e një sërë divergjencave midis tyre. Në veçanti, shkakton habi e moskuptim politika progjeorgjiane e Shtëpisë së Bardhë, e cila mbështet regjimin e Saakashvilit. Duke folur për marrëdhëniet në hapësirën postsovjetike, Kreu i MPJ të Rusisë vuri në dukje rritjen e bashkëveprimit midis ish republikave sovjetike.