0Ndryshimet strukturore në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme  (MPB) të Rusisë do të prekin milicinë rrugore dhe problemin e ruajtjes së objekteve me rëndësi të jashtëzakonshme. Por funksionet e tyre do të përmbushen në mënyrë të plotë, deklaroi Ministri rus i punëve të brendshme Rashid Nurgaliev, gjatë komentimit të dekretit të Presidentit mbi masat për përsosjen e veprimtarisë së organeve të punëve të brendshme. Sipas fjalëve të tij, qytetarët mund të mos shqetësohen për garantimin e ruajtjes së rregullit.