0Një grua adhuruese iu hodh në qafë Papës së Romës Benedikti XVI-të përpara fillimit të meshës së Krishtlindjeve në Vatikan. Pontifiku humbi ekulibrin dhe ra, por mundi të ngrihej shpejt dhe të vazhdonte shërbimin solemn në kohë. Fajtoren e këtij incidenti e morën nën arrest. Sipas fjalëve të saj, ajo thjesht pati dëshirë ti afrohej Papës dhe se nuk ndoqi kurrëfarë qëllimesh të këqia. Me sa duket, ajo u përpoq të kryente një akt analogjik si në meshën e Krishtlindjeve të vitit të kaluar.