0Federata belge e organizatave rusishtfolëse ka ndërmend të mbledhë mjete financiare për rivendosjen në Moskë të monumentit të heronjve të Luftës së Madhe Patriotike, që u shkatërrua para pak kohësh në Gjeorgji. Për këtë njoftoi Kryetari i shoqatës "Komuniteti europian rus" Sergei Petrosov. Sipas fjalëve të tij, organizata e bashkatdhetarëve në Belgjikë e përshëndeti këtë vendim.