Shumica e qytetarëve rusë nuk i vlerësojnë fort lart liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilat u takojnë atyre sipas Kushtetutës së vendit. Në një konkluzion të tillë arriti botimi "Vremia novostei", duke u mbështetur në rejtingun e rëndësisë së të drejtave kushtetuese dhe lirive për qytetarët e Rusisë, të përpiluar nga Qendra mbarëruse e studimit të opinionit publik. Më shumë popullaritet, si dhe më parë, gëzojnë të drejtat dhe liritë nga "paketa sociale". Gjënë më të rëndësishme pjesa dërrmuese e qytetarëve rusë quajnë të drejtën e garantuar për jetën. Liria dhe paprekshmëria personale gjithashtu kanë një rëndësi primare për shumicën e qytetarëve rusë. Ndërsa, ja, "paketa liberale" e vlerave aktualisht nuk gëzon ndonjë popullatitet fort të madh, megjithëse rëndësia e saj për rusët me kalimin e viteve po vjen duhe u rritur megjithatë. Në fakt, ekspertët bëjnë thirrje për të mos i vlerësuar këto shifra si absolute. Fjalë bëhet mbi deklarata në formë sentencash. Gjatë këtyre disa brezave të fundit në Rusi është zhdukur lidhja kuptimore midis cilësisë dhe sasisë së punës dhe të mirave sociale.

Komentimi i artikullit të ditës

Drejtoresha e Institutit të politikës praktike (të aplikuar) Olga Krrishtanovskaja shprehet mbi preferencat e shoqërisë ruse

0: "Vlera e lirisë, të themi, nuk ka dalë kurrë ndonjëherë në plan të parë, megjithëse, sigurisht, është shumë e rëndësishme për ne. Rregulli është ai që tani për tani zë vendin e parë. Po ashtu dhe një vlerë e tillë si drejtësia. Me sa duket, e kaluara socialiste, por ndoshta edhe mënyra kolektive e jetesës, vetëdija, historia jonë - të gjitha këto çojnë në atë, se vlera e drejtësisë qendron lart gjithashtu, bile më lart se të tjerat. Rusia ka qenë gjithmonë shtet autoritar me pushtet të koncentruar. Autoritetet pushtetore propagandonin gjithmonë ato vlera që i leverdisnin atyre. Prandaj, për këtë arsye, vlerat demokratike tek ne në vend kanë qenë vlera të protestës për një kohë të gjatë", u shpreh Drejtoresha e Institutit të politikës praktike (të aplikuar) Olga Krrishtanovskaja.