Kriza ekonomike po avancon në Rusi ngadalë dhe shumica e banorëve të saj po arrijnë të adaptohen me të, prandaj dhe rënie të theksuar negative në vitin në përfundim ata nuk kanë. Në një konkluzion të tillë arritën sociologët e Levada-Centër të cilët zhvilluan një sondazh në mes të qytetarëve rusë. Të gjithë respondentët vënë në dukje, se kriza globale ndikoi në mirëqenien e familjeve të tyre, por veprimet e udhëheqjes së vendit ngjallin tek ata shpresë e optimizëm në lidhje me atë se gradualisht situata do të ndryshojë në vektorin pozitiv. Bile më tepër se kaq, qytetarët rusë e shohin të ardhmen me një optimizëm shumë më të madh se sa vetë ekspertët, thotë Drejtori i Levada-Centër Lev Gudkov: “Në qoftë se shumica e ekspertëve e vlerësojnë me shumë kujdes, bile duhet thënë në mënyrë mjaft të rezervuar gjendjen në vend dhe shprehen se kriza ekonomike po kalon në Rusi me vështirësi shumë më të mëdha se në vendet e tjera, meqenëse në periudhën e rritjes ekonomike në vend nuk u arrit të bëhen mjaft gjëra dhe nuk u shfrytëzua rasti për punë të qenësishme, masa më e madhe e qytetarëve reagojnë me vetëdije të plotë mjaft qetë ndaj situatës së krijuar. Sigurisht që mendojnë se viti 2009 ishte më i vështirë se ata paraardhës, por megjithatë jo më i rëndë se viti  krizës 1998. Aktualisht probleme kryesisht u lindin njerëzve me të ardhura modeste, më shpesh banorëve të qyteteve të mesme, ku ndihet fort shkurtimi i vendeve të punës, dhe më të kamurve. Por megjithatë të gjithë arritën t’ia dalin punës mbanë me zgjidhjen e problemeve shumë më lehtë se në vitin 1998. Më kryesorja është se shumica mendon, se në tërësi, situata po zhvillohet në brazdë të drejtë”, konkludon Drejtori i Levada-Centër Lev Gudkov. Fundi i këtij viti qe i mbarsur me katastrofa të shumta: shpërthimi në trenin “Njevskij eksperes”, zjarri në lokalin e natës në Perm që mori jetët e 150 njerëzve, epidemia e gripit të derrave. Pikërisht këto dhe u bënë ngjarjet më kryesore, të cilat përmenden nga rusët jo vetëm në sondazhin e Levada-Centër, por edhe në anketimet e shërbimeve të tjera sociologjike. Tragjeditë zhvendosën në plan të dytë ngjarjet më të rëndësishme politike dhe gjithçka që ndodhi në vend nën shenjën plus. Le të përmendim ndër to bile vetëm zgjedhjen e Patriarkut të Kishës Orthodhokse Ruse Kirill. Përsa i përket personave, të cilët gëzojnë besimin e qytetarëve rusë, duhet thënë, se zgjedhja e tyre gjatë disa viteve me radhë vazhdon të mbetet e pandryshuar, thotë Lev Gudkov: “Këta janë Presidenti dhe Kryeministri, si dhe Kisha e ushtria. Ja këto janë, në qoftë se mund të shprehemi kështu, 3 institutet jo pragmatike të cilave u besojnë rusët. Ato luajnë rolin e simboleve të unitetit kombëtar. Pra, pikërisht ato institute nga të cilat varet situata praktike dhe me të cilat kanë punë njerëzit në jetën e tyre të përditshme”, thotë Lev Gudkov. Sondazhi i Levada-Centër evidentoi qartë edhe një tendencë tjetër. Gjithnjë e më pak qytetarë rusë shfaqin interes ndaj politikës dhe gjithnjë e më shumë në krye të vendit venë vlerat e familjes. Dhe gjithnjë e më shpesh midis ngjarjeve kryesore të vitit përmendin martesën, lindjen e fëmijës, jubiletë.