0  Deri në vitin 2012 numri i nëpunësve të organeve të punëve të brendshme të Rusisë do të shkurtohet deri në 20%. Dekretin për këtë e nënshkroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Ai e ngarkoi Kreun e MPB Rashid Nurgaliev të rishikojë rregullin e përzgjedhjes së kandidatëve për shërbim në organet e punëve të brendshme dhe të përpunojë kompleksin e masave antikorrupsion. Një nga këto masa duhet të bëhet rotacioni i përbërjes drejtuese të organeve të milicisë dhe trupave të brendshme.