Shën Peterburgu në vitin 2009 në bazë të numrit të turistëve që e vizituan atë, ia kaloi madje edhe Venecias dhe u barazua për nga popullariteti me Vienën, Pragën dhe Amsterdamin. Sipas fjalëve të Zëvendës presidentit të Bashkimit të industrisë së turizmit ruse Sergei Kornejev, për turistët e huaj Kryeqyteti verior i Rusisë është qyteti rus që gëzon popullaritet më të madh. Në vitin 2009 Shën Peterburgun e vizituan 4.8 milionë turistë. Veçanërisht ky qytet është i bukur në verë, në periudhën e "netëve të bardha".