0  Të krishterët perëndimorë në të gjithë botën, duke përfshirë edhe Rusinë, po përgatiten për të festuar Krishtlindjet. Aktualisht, 500 mijë qytetarë rusë praktikojnë krishtërimin e ritit perëndimor. Në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Sekretari i përgjithshëm i Konferencës së peshkopëve katolikë të Rusisë Igor Kovalevskij vuri në dukje, se dy gjërat më të rëndësishme në këtë festë janë mesha e Krishtlindjeve, e cila zhvillohet natën vonë dhe shërbesa fetare në ditën e Krishtlindjeve.