0Mburoja bërthamore e Rusisë "nuk po ndryshket", vendi do ta përsosë edhe më tej atë, duke zhvilluar sisteme të reja, por brenda kuadrove kovencionalë dhe me marrjen parasysh këtu edhe të marrëveshjeve të ardhshme me SHBA-n, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev. Sipas fjalëve të tij, mburoja bërthamore e Rusisë lejon zgjidhjen e të gjitha detyrave në këtë sferë. Ajo gjithmone do të jetë efektive dhe e mjaftueshme për mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit, theksoi Presidenti i Rusisë. Nënshkrimi i afërt i Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive "nuk do të thotë se Rusia do të heqë dorë nga zhvillimi i potencialit të saj bërthamor", theksoi Dimitri Medvediev.