0Krijimin e Bashkimit Doganor midis Rusisë, Kazakistanit dhe Rusisë, bjellorusët e konsiderojnë si ngjarjen më të rëndësishme të vitit në përfundim, njoftoi agjencia informative BelTA mbi bazë të rezultateve të anketimit të opinionit publik. Siç mendojnë në Bjellorusi, integrimi në kuadrin e Bashkimit Doganor do ti lejojë tre vendet të tregtojnë lirisht midis tyre, të rrisin konkurrencën, të shfrytëzojnë në mënyrë sa më efektive potencialin e transitit dhe të përmirësojnë kushtet e daljes në tregjet botërore.