0Situata me dorëzimin Rusisë të kriminelëve rusë nga vendet e Bashkimit Europian gjatë këtyre viteve të fundit ka pësuar aq shumë ndryshime serioze, sa që tani qytetarët, të cilët fshihen nga drejtësia, në të shumtën e rasteve zgjedhin vendet ekzotike, me të cilat Rusia nuk ka lidhur marrëveshje mbi dorëzimin, njoftoi Zëvendësi i Prokurorit të përgjithshëm Aleksandër Zvjagincev. Krahasuar me vitin 2006, numri i personave të dorëzuar me kërkesë të vendeve të Bashkimit Europian është rritur 2.5 herë, vuri në dukje Zvjagincev.