0 Regjistrimi i gjithë popullsisë ruse do të bëhet nga data 14 deri në 25 tetor të vitit 2010. Vendimin për këtë e firmosi Kryeministri Vladimir Putin. Në formularët e regjistrimit, përveç të dhënave të anketave do të fiksohen edhe përgjigjet e qytetarëve rusë ndaj pyetjeve, që kanë lidhje me migracionin, karakterin dhe kërkimet e punës. Gjithashtu, do të ketë edhe kategori pyetjesh, të cilat i përkasin fëmijëve dhe kushteve të banimit. Herën e fundit regjistrimi i popullsisë së Rusisë është bërë në tetor të vitit 2003.