0Kuota për tërheqjen e fuqisë së huaj punëtore në Rusi, në vitin 2010 do të minimizohet nga 2 milionë deri në 1 milion e 300 mijë persona, njoftoi Kryeministri Vladimir Putin. Kryeministri veçoi dy probleme, të cilat kanë lidhje me migracionin e punës: regjimin pa viza për hyrjen në territorin rus nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe pozitën e punëdhënësve, të cilët konfirmojnë se rusët, madje dhe ata që kanë humbur punën, nuk janë të gatshëm të bëjnë ato punë, të cilat me dëshirë i kryejnë të huajt.