0Procesi i çarmatimit bërthamor do të vazhdojë. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev nuk ka pikë dyshimi në lidhje me këtë, gjë për të cilën u shpreh qartë gjatë nxjerrjes së përfundimeve të vitit në mbarim 2009 në intervistën e vet dhënë drejtuesve të 3 kanaleve televizive kombëtare. Rusia dhe SHBA-s "i bashkërenditën praktikisht të gjitha" në Traktatitn e ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), "por duhet të llogariten e të merren parasysh të gjitha gjërat deri tek presja e fundit", deklaroi Dimitri Medvediev. Ai e quan të domosdoshme një gjë të tillë: "Problemi është tejet i ndërlikuar. Kjo nuk është lidhje kontrate midis dy kooperativave që mund të përgatitet për 15 minuta. Ky është traktat megjithatë, i cili do të përcaktojë parametrat e zhvillimit dhe shkurtimit të potencialeve strategjike ofensive të 2 vendeve më të mëdha bërthamore të botës. Ne dhe kështu po avancojmë shumë shpejt. Si po ndodh kjo? - do të pyesni ju. Në disa gjëra jemi ne ata që ushtrojmë presion mbi partnerët tanë duke u thënë atyre se për ne kjo apo ajo gjë është e papranueshme, ndërsa në disa të tjera këtë e bëjnë ata. Kjo është plotësisht normale, këto janë negociata. Ne na duhet të përpilojmë një dokument cilësor. Dhe unë jam mëse i bindur se ne do ta bëjmë përfundojmë atë", tha Dimitri Medvediev. Duam t'ju kujtojmë, se në Traktatin e ri fjalë bëhet mbi shkurtimin radikal të Armatimeve Strategjike Ofensive, si përkatësisht mjeteve të mbartjes së tyre, ashtu dhe municioneve bërthamore. Ai duhet të zëvendësojë Traktatin №1, të nënshkruar në vitin 1991, afati i veprimit të të cilit përfundoi më 5 dhjetor të vitit 2009. Minimizimi i qenësishëm i potencialeve bërthamore do të ushtrojë ndikim pozitiv në situatën politike në botë. Por Traktati i ri mbi ASO nuk do të thotë aspak se Rusia, po ashtu si dhe SHBA-s, do të heqin dorë nga zhvillimi i potencialeve të veta bërthamore. Bota pa armë bërthamore është perspektivë e së ardhmes dhe një "pikësynim i bukur", me arritjen e të cilit, sipas fjalëve të Presidentit rus, duhet  të merren të gjitha vendet. Nuk duhet lënë kurrëfesi në harresë fakti, se përveç Rusisë dhe SHBA-s armë bërthamore zotërojnë edhe Britania e Madhe, Franca, Kina si dhe një sërë vendesh të tjera. Deri tani ato kanë qendruar mënjanë procesit të çarmatimit. Me sa duket nga të gjitha, po vjen koha për të ngritur për shqyrtim edhe çështjen e ingranimit të tyre në të. Vetëkuptohet, se çarmatimi presupozon edhe të përmbajturit e të ashtuquajturëve shtete të gatshme, në prag, pra atyre vendeve që zotërojnë mundësi teknologjike dhe shkencore për krijimin e armës bërthamore. Për më tepër se disa prej tyre po bëjnë një punë mjaft aktive në këtë drejtim.