0Papa i Romës Venedikti i XVI në mesazhin e vet të vigjiljes së Krishtëlindjeve u  bëri thirrje gjithë klerikëve, nëpunësve të Organit administrativ të Vatikanit  të pranojnë fajin e tyre dhe të bëjnë hapin e parë drejt pajtimit, njoftoi në prag të festës radio e Vatikanit. "Është e domosdoshme që të mësojmë përsëri të pendohemi për gabimet tona, theksoi Papa. Në lidhje me këtë ai shtoi, se në botën bashkëkohore katolikët "duhet të rizbulojnë për veten sekretin e pendimit dhe pajtimit".