0  Rusia dhe Bullgaria në mënyrë të sukseshme po bashkëpunojnë mbi realizimin e projektit "South Stream", deklaroi Kreu i Ministrisë së energjetikës të Rusisë Sergei Shmatko duke u bazuar mbi përfundimet e negociatave në Moskë me Ministrin e ekonomisë, energjetikës dhe turizmit të Bullgarisë Traiço Trajkov. Ai nuk i konfirmoi njoftimet e masmediave në lidhje me faktin se  Bullgaria ka ndërmend të rishikojë marrëveshjen e nënshkruar më parë për "South Stream". Shmatko reagoi me mirëkuptim ndaj preokupimit të palës bullgare përkatësisht ndikimit të  mundshëm negativ mbi mjedisin rrethues gjatë realizimit të projektit të gazsjellësit me itinerar Burgas-Alkesandropolis.