0Udhëheqja aktuale e Gjeorgjisë është rrezik real për paqen dhe sigurinë në Transkaukazi, deklaroi Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov duke u bazuar mbi përfundimet e negociatave në Moskë me homologun e tij abkhazian Sergei Shamba. Sipas fjalëve të Sergei Lavrovit, Rusia do të bëjë gjithçka të mundur, në mënyrë që asgjë të mos kërcënojë Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, pavarësinë e të cilëve Moska e njohu në gusht të vitit 2008.Sergei Lavrov kujtoi, se kërcënimi gjeorgjian  njëherë u trasformua në luftë të ashpër kundër Osetisë së Jugut dhe paqeruajtësve rusë, ndërsa kjo do të thotë edhe kundër Rusisë.