Zëri i Rusisë Krerët e MPJ-ve të Rusisë dhe Abkhazisë, përkatësisht, Sergei Lavrov dhe Sergei Shamba nënshkruan në Moskë marrëveshjen ndërqeveritare mbi kushtet e vendosjes së përfaqësive diplomatikë midis tyre. Sipas fjalëve të Lavrovit, dy vendet në fjalë do të nënshkruajnë edhe afro 40 marrëveshje. Pas ngjarjeve të ndodhura në Kaukazin e Jugut në gusht të vitit të kaluar, Rusia njohu pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, të cilat më parë hynin në përbërjen e Gjeorgjisë me të drejtat e autonomive, ndërsa pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik kanë synuar në arrijtjen e pavarësisë.