Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev del për "ushtrimin e kontrollit të rreptë dhe të saktë ndaj emigrantëve të cilët punojnë në Rusi". Emigrantët duhet të zotërojnë patjetër gjuhën ruse, vuri në dukje Presidenti i Rusisë në intervistën e vet dhënë për tre kanalet televizive federale. Ai njoftoi, se çdo vit në Rusi vijnë afro 12 milionë emigrantë si fuqi punëtore, nga të cilët rregjistrohen vetëm 9-10 milionë. Dimitri Medvediev theksoi, se veprimtaria e tyre duhet të përgjigjet legjislacionit rus.