Zëri i Rusisë Rusia dhe SHBA pothuajse e bashkërenditën plotësisht Traktatin e ri në këmbim të Traktatit №1 mbi ASO, afati i veprimit të të cilit përfundoi më 5 dhjetor të këtij viti, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në interevistën e vet përfundimtare dhënë për tre kanalet televizive federale. Gjatë kësaj ai vuri në dukje, se Rusia edhe pas nënshkrimit të Traktatit do të vazhdojë të zhvillojë armatimet strategjike ofensive. Arritja e denuklearizimit të botës është qëllimi kryesor, por drejt këtij qëllimi duhet të avancohet gradualisht jo vetëm me pjesëmarrjen e Rusisë dhe SHBA, por edhe vendeve të tjera, theksoi Dimitri Medvediev.