Zëri i Rusisë Presidenti Dimitri Medvediev mendon, se ndër detyrat kryesore, që nuk u arritën të zgjidhen në Rusi gjatë vitit 2009, janë ruajtja e karakterit të ekonomisë së lëndëve të para, niveli i lartë i papunësisë si dhe paaftësia për konkurrencë e ndërmarrjeve të vendit. "Prandaj për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bëhet dominues, mbizotërues karakteri inovativ i zhvillimit të prodhimit", - theksoi Medvediev në intervistën e vet dhënë kanaleve kryesore televizive ruse. Ritmet e rritjes së papunësisë u arrit të frenohen si rezultat i masave të marra në kohë dhe kjo punë do të vazhdohet edhe më tej, deklaroi Presidenti.