0Atletët Usain Bolt dhe Elena Isinbaeva janë shpallur sportistë më të mirë të botës dhe Rusisë sipas rezultateve të anketimit të gazetarëve sportivë të agjencive kryesore informative botërore, njoftoi kanali televiziv "Vesti". Mbreti i sprintit nga Jamajka Usain Bolt për herë të parë u bë fitues i anketimit tradicional. Atletja ruse e kërcimit me shkop Elena Isinbaeva mori vlerësimin më të lartë të vëzhguesve të huaj sportivë për të pestën herë radhazi.