0Në dhjetor të vitit 2009 Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev forcoi pozitat e veta në rejtingun e përfaqësuesve të elitës politike ruse. 78 % e qytetarëve të Federatës Ruse u shprehën se janë të kënaqur nga veprimtaria e tij, kurse 43 % deklaruan se kanë besim tek Presidenti, njoftoi "Levada-Center". Për një muaj rejtingu i miratimit të veprimtarisë së Presidentin nga qytetarët rusë u rrit me 4 %, kurse besimi ndaj tij me 6 %. Veprimtarinë e Vladimir Putinit në krye të qeverisë e lavdërojnë 83 % e rusëve, kurse 55 % i shprehin besimin e vet atij. Për një muaj besimi ndaj tij u rrit 7 %, kurse besimi-4 %.