Zëri i Rusisë Përfundimi kryesor i vitit 2009 është ai, se Rusia arriti ti "rezistojë, ti qendrojë" periudhës së krizës, deklaroi Dimitri Medvediev në intervistën e vet dhënë tre kanaleve televizive ruse. U arrit të ruhet stabiliteti financiar dhe social në vend, vuri në dukje Presidenti. Inflacioni në Federatën Ruse në vitin 2009 përbëri rreth 9% krahasuar me 13% e vitit të kaluar. Qeveria diti të sigurojë stabilitetin e valutës kombëtare dhe funksionimin normal të bankave. Vitin e ardhshëm, sipas llogaritjeve të ekspertëve, vëllimi i përgjithshëm i produktit të brendshëm mund të rritet nga 2,5% deri në 5%, tha Dimitri Medvediev.