0Kongresi i SHBA-s caktoi 424 milionë dollarë në formë ndihme Rusisë dhe ish republikave të tjera të Bashkimit Sovjetik për likuidimin e armës së shfarosjes në masë (ASHM). Kjo shumë është përfshirë në buxhetin e Pentagonit për vitin 2010. Projekt ligjin e SHBA-s për shpenzimet në fushën e mbrojtjes tashmë e nënshkroi Presidenti Barak Obama. Siç theksohet në këtë dokument, "jo më pak se 15 milionë dollarë do të duhet të përdoren për "demontimin e nëndetësve bërthamore dhe përforcimin e mbrojtjes gjatë transportit dhe depozitimin të municioneve bërthamore në Lindjen e Largët dhe Veriun rus".