0Vitin 2010 UNESKO do t'ia kushtojë biodiversitetit dhe afrimit të kulturave, njoftohet në deklaratën e kësaj organizate. Në dokument theksohet roli jashtëzakonisht i rëndësishëm që luan diversiteti biologjik në planet në jetën e njerëzimit. UNESKO ka ndërmend tu kundërvihet faktorëve të rrezikshëm, të cilët çojnë në varfërimin e të gjitha formave të jetës në Tokë. Për sa i përket Vitit Ndërkombëtar të afrimit të kulturave, mund të thuhet, se nga vende të ndryshme janë propozuar më shumë se 300 projekte në kuadrin e realizimit të kësaj iniciative.