Aktivistët e Bashkimit Ukrainas të të rinjve vendosën përballë ambasadës së Gjeorgjisë në Kiev, Memorialin e Lavdisë Luftarake, i cili u hodh në erë në qytetin Kuitasi, më 19 dhjetor. Në miting, të rinjtë i bënë thirrje udhëheqjes gjeorgjiane për “ndërprerjen e shkatërrimit të monumenteve historikë, moslejimin e rishkruarjes së historisë dhe mospërhapjen e ideve të fashizmit në vend”. Gjatë protestës banorët e Kievit firmosën mesazhin drejtuar Presidentit Saakashvili, i cili më pas u dërgua në ambasadën e Gjeorgjisë në Ukrainë.