Thorbjørn Jagland Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland u takua në Moskë me Zëdhënësin e Dhomës së ulët të parlamentit rus Boris Grrizllov dhe një sërë deputetësh. Ne iu lutëm Kryetarit të Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov që të ndajë me ne përshtypjet e veta nga ky takim. Ne u interesuam të mësojmë gjithashtu nga ai: se përse në zgjedhjet e Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës një pjesë e mirë e deputetëve rusë votuan pikërisht pro kandidaturës së Thorbjørn Jagland? Me se mund të argumentohet një zgjedhje e tillë nga ana e tyre? “Zoti Thorbjørn Jagland ka vetëm 2 muaj që punon në postin e Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës, - kujtoi Konstantin Kosaçov. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare jashtë shtetit. Dhe ai jo krejt rastësisht e ndërmorri atë në Federatën Ruse. Kur Thorbjørn Jagland paraqiti kandidaturën e vet në zgjedhjet për në këtë post, ai deklaroi mbi pikësynimin e vet për të ndryshuar, për të normalizuar marrëdhëniet e Këshillit të Europës me Rusinë. Dhe ne konstatojmë me kënaqësi, se këto fjalë të tij po fillojnë të shndërrohen në vepra konkrete. Me se mund të argumentohet kjo zgjedhje? - do të pyesni ju. Së pari, ne na kënaq plotësisht platforma politike e zotit Jagland. Së dyti, ai përfaqëson vendin mik për ne-Norvegjinë. Me që ra fjala, në takimin e zhvilluar në Dumën Shtetërore u evidentua, se ne kemi një vizion të përbashkët përkatësisht të ardhmes së Këshillit të Europës në rolin e organizatës unike paneuropiane në fushën e demokracisë, supermacisë së ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Duket fare qartë se Rusia ka jo pak rezerva në këtë sferë, se asaj do ti duhet të bëjë ende shumë e shumë. Dhe, mendoj, se përvoja e Këshillit të Europës do të na hyjë në punë ne, por jo në formën e vërejtjeve, kritikave tallëse, therëse të bëra shpesh herë me ton prej edukatori e këshilltari, por këshillave miqësore, dashamirëse. Ne jemi të gatshëm për një bashkëpunim të ngushtë me zotin Jagland. Mua më pëlqen qendrimi i tij i paanshëm ndaj Rusisë. Negociatat në Dumë ishin shumë konstruktive dhe të dyja palët mbetën të kënaqura prej tyre”, tha Konstantin Kosaçov. Në ditët e kaluara në lidhje me 130 vjetorin e Josif Stalinin në mjetet tona të informimit masiv u zhvilluan diskutime e debate jashtëzakonisht emocionale, të nxehta, duhet thënë, për këtë figurë historike, me të cilën janë të lidhura dhjetëvjeçarët zymtë të drejtimit të regjimit të egër totalitar, kur njeriun në vendin tonë e quanin jo rrallëherë, thjesht, si vidë të makinës së madhe shtetërore”, tha ai. A është e mundur vallë dukja në vendin tonë e një rregjimi të tillë të tmerrshëm në Rusi në kushtet e reja historike? Kjo ishte edhe një pyetje tjetër me të cilën ne iu drejtuam Konstantin Kosaçovit. “Me qëllim që të përjashtohet një mundësi e tillë një herë e përgjithmonë, në çdo vend, në çdo shoqëri duhet të krijohen mekanizmat e mbrojtjes. Këta mekanizma quhen me emrin përmbledhës “demokraci”, - përgjigjet Konstantin Kosaçov. - Ndër to mund të përmendet, në veçanti, parimi i ndarjes së autoriteteve pushtetore, parimet e shtypit të pavarur, sistemit të pavarur gjyqësor, gjithçka që, në fakt, përbën shoqërinë bashkëkohore demokratike. Rusia në ndërtimin e demokracisë, pavarësisht nga e gjithë barra e rëndë e së kaluarës së vet historike, ka avancuar në mënyrë të qenësishme përpara. Dhe unë jam mëse i bindur, se regres nuk mund të ketë kurrësesi! Avancimi ynë drejt demokracisë ka, sipas mendimit tim, karakter të pakthyeshëm. Mendoj, se ne jemi të mbrojtur nga përsëritja e ngjarjeve të tmerrshme, tragjike, të lidhura me emrin e Stalinit. Për këtë ne folëm edhe me zotin Thorbjørn Jagland. Dhe në këtë pikë pozitat tona përkuan gjithashtu, - konkludoi Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov.