0Doktrina e re ushtarake e Rusisë së shpejti do ti paraqitet për miratim Presidentit të vendit. Sipas të dhënave të

botimit "Rossojskaja gazeta"

0, në këtë Doktrinë është fiksuar qartë, se Federata Ruse ka të drejtë të përdorë armën bërthamore për mbrojtjen e vetes dhe aleatëve të vet në rast përdorimi të armës bërthamore ndaj saj nga ana e palës kundërshtare si dhe në rastin kur lind rrezik kërcënues për organizimin tonë shtetëror. Faktikisht kjo do të thotë se Rusia i rezervon vetes të drejtën për dhënien e goditjeve preventive (parandaluese). Ndërkaq në Rusi nuk kanë ndërmend të tundin kërbaçin bërthamor ushtarak. Sepse këtë gjë nuk do t'ia lejojë askush atyre. Por në rrethana të jashtëzakonshme, emergjente, kur nuk mbeten më kurrëfarë mënyrash e mjetesh të tjera për shpëtimin e vendit, arma bërthamore do të vihet në përdorim. I vetmi problem, me të cilin mund të ndeshen dhe që po ndeshen bile që tani në këtë rrugë ushtarakët është gatishmëria e industrisë mbrojtëse ruse për të prodhuar armë me të vërtetë bashkëkohore, moderne, të cilat të mos mbeten mbrapa dhe, përkatësisht disa paramatrave, të tejkalojnë edhe modelet perëndimore. Kompleksi i industrisë mbrojtëse ka nevojë për një modernizim serioz dhe shteti po merret tani shumë seriozisht me këtë problem.


Komentimi i artikullit të ditës


Vëzhguesi i gazetës "Komsomolskaja pravda" Viktor Baranjec analizon për "Zërin e Rusisë" momentet më të qenësishme të Doktrinës së re ushtarake të Rusisë: "Aspektet më me zë të Doktrinës së re ushtarake ruse kanë të bëjnë me armën bërthamore. Tashmë janë ndryshuar disa herë formulimet. Në të ne herë i rezervojnë vetes të drejtën e përdorimit të parët të armës bërthamore, herë marrim mbi vete detyrimin për ta përdoruar atë si goditje kundërpërgjigjeje. Kësaj here ne rikthehemi tek postulati i vjetër për të cilin pat deklaruar mëse një herë në intervistat e artikujt e vet Kryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikollai Patrushev. Në këtë Doktrinë të re postulati më skandaloz dhe më sensacional përmblidhet në përdorimin e para nga ana e Rusisë të armës bërthamore. Ushtria ruse po humbet me shpejtësi gatishmërinë e vet luftarake. Dhe pikërisht dobësinë e trupave të veta konvencionale Rusia dëshiron ta kompensojë me armën e vet më të fuqishme, atë bërthamore. Dhe kjo është fiksuar në mënyrë mëse të qartë në Doktrinën e re", konkludon vëzhguesi i gazetës "Komsomolskaja pravda" Viktor Baranjec.