Sekretari i Përgjithshëm i Europës Thorbjorn Jagland shpreson shumë se Rusia do të ratifikojë Protokollin e 14 të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut në janar. Jagland shprehet me bindje, se ratifikimi "do të bëhet një hap i rëndësishëm në formimin e hapësirës juridike të përbashkët në të gjithë Kontinetin Europian". Rusia ka mbetur i vetmi vend nga 47 shtetet anëtare të Këshillit Europian, e cili nuk e ka ratifikuar Protokollin e14, që nga ana e vet, kjo gjë nuk lejon fillimin e reformës së gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.