0Gjysma (51%) e qytetarëve rusë janë të gëzuar me pushimet e gjata në janar të vitit 2010, të cilat këtë vit do të zgjasin nga 1 deri në 10 janar, njofton kompania e kërkimeve shkencore Comcon. Krahasur me vitin e kaluar, qytetarët rusë kanë planifikuar ti kalojnë pushimet jashtë shtëpive të tyre, të shkojnë mysafirë tek të afërmit e vet (56% nga 49% vitin ekaluar), në teatër dhe kinema (30% kundër 25% vitin e kaluar), të bëjnë ski dhe patinazh (38 kundër 25% vitin e kaluar). Qytetarër rusë preferojnë ta festojnë Vitin e Ri në daçat e tyre (shtëpitë jashtë qyteteve ku jetojnë aktualisht) ose jashtë shtetit, se sa në apartamentet  e tyre në qytete.