0Presidenti i Ukrainës Viktor Jushenko bën thirrje për përfundimin e diskutimeve mbi përdorimin e dy gjuhëve në vend. "Është e domosdoshme të dalim, në fund të fundit, nga diskutimet mbi përdorimin e dy gjuhëve (rusisht dhe ukrainisht), të cilat e ulin kaq poshtë reputacionin tonë", tha ai. Jushenko vuri në dukje, se çdo kombësi, që jeton në Ukrainë, "ka të drejtë mbi përdorimin e gjuhës dhe zhvillim e kulturës së vet, gjë që është karakteristike për ndërtimin demokratik të vendit",  por  bashkë me këtë, qytetarët e Ukrainës duket patjetër të zotërojnë ukrainishten.