0Pas shumë muaj negociatash, në kryeqytetin e Turkmenistanit-Ashgabad, presidentët e Rusisë dhe Turkmenistanit ranë në ujdi për rivendosjen e furnizimeve të gazit turkmen në Rusi që nga fillimi i vitit 2010 si dhe për çmimin e ri, të cilin do ta paguajë "Gazprom". Siç shkruan

botimi "Rossijskaja gazeta"

0, u nënshkrua ndryshimi dhe shtesa në kontratën ekzistuese të shit-blerjes të gazit nga viti 2003. Vëllimi i furnizimeve u ul deri në 30 miliardë metra kubë gaz në vit. Është i dukshëm fakti, se paqja e gazit midis Moskës dhe Ashgabadit u arrit në mënyrë aspak të lehtë dhe pa ndonjë dëshirë të madhe nga ana e palëve, vë në dukje

botimi "Vremia novostiej"

0. Pala turkmene vazhdon akoma të ruajë hatrin që i ka mbetur me "Gazpromin" për shkak pezullimit të marrjes së gazit turkmen në muajin prill dhe shpërthimit të ndodhur në gazsjellsin që shtrihet në territorin e Turkmenistanit. Nga ana e vet, "Gazpromi-it" nuk i pëlqen aspak politika që ndjek Presidenti i Turkmenistanit, e cila në kundërshtim me atraktivitetin e paprecedentshëm komercial të shitjeve të gazit në drejtimin rus parashikon kërkimin aktiv të itinerareve alternative të eksportit, para së gjithash në Europë me anashkalim të Rusisë. Prandaj shkallëzimi i ri i krizës së gazit midis këtyre dy vendeve mund të pritet në çdo moment. Arritja e marrëveshjeve me "Gazprom", siç duket, është pasojë e dy faktorëve: këmbënguljes së Presidentit Dimitri Medvediev dhe situatës relativisht të qetë në tregun e gazit, kur Ashgabad nuk mundi dot të diktonte kushte të rrepta. Siç njofton

botimi "Kommersant"

0, Zëvendës kryeministri i Rusisë Igor Seçin, pjesëmarrja e të cilit në negociatat ruso-turkmene ishte, mund të thuhet, vendimtare, pas përfundimit të tyre u spostua "në hije". "Këto janë punët e vetë kompanive të gazit, në të cilat ne nuk mund të ndërhyjmë", tha ai duke theksuar se që nga dita e djeshme konflikit i gazit, që plasi në muajin prill midis Rusisë dhe Turkmenistanit, mund të quhet i ezauruar. Duket më se qartë, se një nga faktorët e kompensimit për ndërprerjen e paplanifikuar të blerjeve të gazit u bë financimi nga ana e "Gazprom-it" i ndërtimit të shkollës së parë në Turkmeni, e cila do të japë diploma të modelit rus. Dhe pikërisht inagurimin e kësaj shkolle, presidentët e shfrytëzuan si shkas për zhvillimin e takimit të tyre në Ashgabade. Marrëveshja e re ruso-turkmene është kompromis reciprok. Një nga rezultatet kryesore të tij është ruajtja e Turkmenistanit në sferën e ndikimit të Rusisë, shkruan

botimi "Nezavisimaja gazeta"

0. Gjatë kësaj, ekspertët rusë e justifikojnë nënshkrimin e kontratës se re afatgjatë. Ndërkaq, në Ashgabade, në site-in zyrtar të agjencisë informative turkmene u publikua mesazhi i Presidentit të Turqisë, ku ai shpreh besimin se "Turkmenistani do të japë një kontribut me peshë në transitin e burimeve të veta hidrokarbure në Turqi, dhe nëpërmjet Turqisë në Perëndim".