0Shkatërrimi i monumentit të Heronjve të Luftës e Madhe Patriotikenë qytetin Kuitasi ishte rezulat i politikës antipopullore të autoriteteve të Gjeorgjisë, deklaroi kryeministri Vladimir Putin. "Nuk është sekret për askënd, se marrëdhëniet ndërshtetërore midis rusisë dhe Gjeorgjisë, aktualisht ndodhen në gjendje të vajtueshme dhe kjo është rezultat i politikës që ndjek Tbilisi zyrtar", tha ai. Vladimir Putin është i shqetësuar, se autoritetet e Gjeorgjisë do të fillojnë të bëjnë presion mbi autorin e monumentit të shkatërruar, Merab Berdzenishvili. "Ky do të jetë një gabim tjetër i autoriteteve aktualisht vepruese të Gjeorgjisë", deklaroi ai.