0Epidemia e gripit në Rusi po pëson rënie, deklaroi Kryemjeku sanitar Genadij Onishenko. "Ne shpresojmë, se gjatë pushimeve të Vitit të Ri, situate do të normalizohet plotësisht", vuri në dukje ai. Për sa i përket përhapjes së virusit të gripit A/H1N1, Onishenko vuri në dukje, se momentalisht , me këtë grip ka të sëmurë në 190 vende , dhe më shumë se 95%e rasteve kanë qenë të lehta, pa ndërlikime. Megjithëse, drejtori i dikasterit sanitar nuk e përjashtoi faktin, se në pranverë do të fillojë vala e dytë e rritjes së rasteve të sëmundjes gripale A/H1N1.