0Këto ditët e fundit në vigjilje të Vitit të Ri, në të cilin njerëzimi do të kremtojë 65 vjetorin e shpartallimit të fashizmit hitlerian, në botë ndodhën një sërë ngjarjesh që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me kujtesën historike. Dhe që jo thjesht kanë të bëjnë me të, por bile dhe demonstrojnë fare qartë, për fat të keq, se kjo kujtesë jo rrallëherë ka karakter selektiv. Në fund të javës së kaluar në Berlin përfundoi konferenca ndërkombëtare kushtuar mësimeve të Luftës së Dytë Botërore dhe Holakaustit. Organizator i saj u bë Kongresi Botëror i Hebrenjve Rusishtfolës (KBHR) me ndihmën dhe mbështetjen e organizatave antifashiste të Gjermanisë si dhe të shteteve të Europës Lindore, Balltikut dhe vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP). Rezolutën, e cila dënon përpjekjet për heroizimin e nazizmit, e miratoi gjithashtu në fund të javës së kaluar me shumicë dërrmuese votash edhe Asambleja Parlamentare e OKB-së. Më këtë iniciativë dolën Rusia dhe gati 20 shtete të tjera. Në dokumentin në fjalë dënohet ngritja e monumenteve ish nazistëve, zhvillimi i marshimeve, paradave të veteranëve të trupave SS, shpallja e bashkëpunëtorëve, bashkëfajtorëve të hitlerizmit si luftëtarë të lirisë. Letonia, Estonia dhe Ukraina abstenuan gjatë votimit. Po kështu vepruan, sado e çuditshme që mund të duket kjo gjë, edhe anëtarët e Bashkimit Europian. SHBA-s janë të vetmet që votuan kundër. Gjeorgjia gjithashtu abstenoi gjatë votimit të dokumentit. Se për ç'arsye, kjo u bë e qartë pak më vonë. Më 20 dhjetor, në vigjilje të ditëlindjes së Presidentit Mihaill Saakashvili, Liderit të "revolucionit të trëndafiltë" gjeorgjian i bënë një "surprizë" mjaft origjinale, duhet thënë. Dhe pikërisht, nën pretekstin e restaurimit hodhën në erë Monumentin e Lavdisë, të ngritur për nder të heronjve të luftës kundër fashizmit hitlerian. Në mënyrë mjaft të ashpër u shpreh në lidhje aktin vandal të hedhjes në erë të monumentit në fjalë Kreu i Komitetit për çështjet ndërkombëtare të Dumës Shtetërore të Rusisë Konstantin Kosaçov: "Ky është monument i ngritur për nder të kujtimit të ndritur të ushtarëve që luftuan kundër rrezikut më të madh, më të tmerrshëm për mbarë njerëzimin - nazizmit hitlerian. Pikërisht prandaj ne dhe nderojmë kujtimin e tyre. Dhe këtë kujtim, ne nuk do të lejojmë ta përdhosë askush, duke përfshirë këtu edhe zotin Saakashvili", u shpreh Konstantin Kosaçov.