0"Monumenti i Lavdisë" për kujtimin e ushtarëve që u vranë në vitet e Luftës së Parë Botërore, i cili u hodh në erë në Kutaisi, Moska planifikon ta rivendosë në Poklloni Gore, ku ndodhet dhe Park Pobedi (Parku i Fitores), njoftoi Ktryebashkiaku Juri Luzhkov. Restaurimin e monumentit në Moskë, të sjellë nga Kutaisi, e propozoi Kryeministri Vladimir Putin. Autori i monumentit Merab Berdzenishvili e konsideron rindërtimin e tij punë të mirë, megjithëse të gjitha skicat dhe modelet, të cilat ruheshin në kombinatin e skulpturës së Tbilisit kanë humbur.