0Ngjarjet më të rëndësishme, arritjet dhe vështirësitë me të cilat u përballua Rusia në vitin 2009 - këto do të bëhen temat kryesore të intervistës së Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev, që ai do të japë në mesditën e 24 dhjetorit sipas orës së Moskës në TV Live transmetimin e 3 kanaleve federale ruse. "Zëri i Rusisë" do të realizojë në sajtin e vet videotransmetimin e bisedës së Presidentit në gjuhët ruse dhe angleze. Partnerë të realizimit të transmetimit janë Vesti.ru dhe Russia Today.ru


0 Programi kështu dhe është quajtur "Përfundimet e vitit me Presidentin e Rusisë". Siç konfirmojnë në Kremlin, drejtuesit e kanaleve televizive do të dalin në këtë program jo vetëm si përfaqësues të kompanive të mëdha informative, por edhe si ekspertë në lidhje me temat më aktuale në shoqëri. Në bashkëbisedimin me Liderin rus, sigurisht, që do të ngrihen për diskutim një sërë çështjesh mjaft të mprehta, deklaroi në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Zëvendës kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për sigurimin Genadi Gudkov: "Me siguri do të preket edhe tema e sigurimit europian. Mendoj gjithashtu se do të preken edhe problemet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet reciproke me SHBA-s në lidhje me çështjen e çarmatimit. Në fakt, nuk do të anashkalohen edhe problemet e lidhura me luftën kundër korrupsionit, terrorizmit, sigurimit në vend. Këtë vit ne u bëmë dëshmitarë të ngjarjeve mjaft të trishtueshme, pikëlluese, tragjike. Kjo është edhe avaria në elektohidrocentralin Sajano-Shushensk, akti terrorist në rrugën hekurudhore, kur u hodh në erë treni që po ndiqte itinerarin e vet të zakonshëm Moskë-Shën Peterburg, si dhe ngjarjet e paradokohshme tragjike në qytetin Perm, ku zjarri që ra në klubin e natës së këtij qyteti mori jetët e më tepër se 100 personave. Unë mendoj, se pikërisht në këto tema dhe do të koncentrohet vemendja e Presidentit", tha Zëvendës kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për sigurimin Genadi Gudkov. Zëvendës kryetari i Komitetit për çështjet ndërkombëtare të Këshillit të Federatës Vasili Lihaçov gjithashtu është mëse i bindur në atë, se në qendër të vemendjes së Dimitri Medvedievit do të jenë problemet që kanë të bëjnë me sigurimin. Ndër të tjera, mendon senatori rus, fjalë do të bëhet në bashkëbisedimin e Presidentit rus edhe mbi garantimin e sigurimit në sferën e shëndetësisë, sferën sociale si dhe mbi gjendjen teknike dhe teknologjike të industrisë. Presidentit të vendit, natyrisht, do ti duhet ti bëjë vlerësim edhe gjendjes me problemet më të mprehta politiko-ushtarake, parashikon Vasili Lihaçov: "Unë do të veçoja dy probleme. I pari ka të bëjë me aspektet e brendshme. P.sh., mua më intereson të di se ç'është e domosdoshme të bëhet me qëllim që të stabilizohet njëherë e mirë situata në Kaukazine Veriut suplementarisht atyre masave politike dhe social-ekonomike që tashmë janë marrë me iniciativën e Presidentit. Problemi i dytë ka të bëjë me aktivizimin e veprimtarisë diplomatike të Rusisë në arenën ndërkombëtare", tha Vasili Lihaçov. Duam të vëmë në dukje se një intervistë të tillë fondamentale me përmasa kaq të gjera Kryetari i shtetit nuk po e jep për herë të parë. Një format i kësaj natyre u vu në provë vitin e kaluar gjithashtu po më 24 dhjetor. Atëhere ajo ishte përvoja e parë e komunikimit të Dimitri Medvedievit me bashkatdhetarët në formë interviste.