0Dimitri Medvediev i quajti teknologjitë informative një nga drejtimet më të rëndësishme të zhvillimit të Rusisë. Duke marrë fjalën në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Shtetëror dhe Këshillit për zhvillimin e shoqërisë informative, Presidenti propozoi ti kushtohet vëmendje e veçantë hyrjes në përdorim të këtyre teknologjive në sferën e udhëheqjes shtetërore. Ai u kërkoi ministrive dhe dikastereve të shpejtojnë kalimin në qarkullim elektronik të dokumenteve dhe deri në vitin 2015 të kalojnë në paraqitjen e të gjitha shërbimeve në formë elektronike. Presidenti propozoi gjithashtu që tu jepen të gjithë rusëve karta për pagesën e shërbimeve shtetërore dhe pajisjen me pagesa sociale jo me lekë në dorë.