0Anija kozmike ruse Sajuz TMA-17 u bashkua me sukses me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Rusi Oleg Kotov, amerikani Timothy Creamer dhe japonezi Noguchi Soichi do të duhet për gjatë gjysëm viti të presin tre shatlle amerikane, dy anije ruse "Progres" me ngarkesa, të bashkojnë modulin e vogël studiues (MIM-1) me segmentin rus të SKN dhe ta përgatisin atë për përdorim, të kryejnë rreth 40 eksperimente sipas programit shkencor rus.