Shfaqja e reklamave më të mira komerciale në kuadrin e aktivitetit “Nata e admiruesve të reklamës” u zhvillua në Shën Peterburg. 7 orë rresht shikuesit panë 400 reklama nga koleksioni i francezit ekscentrik Jean Marie Boursicot. Këtë koleksion ai ka afro 30 vjet që e mbledh dhe aktualisht në të përfshihen më shumë se 950 mijë video nga të gjitha kontinentet. Çdo vit koleksionit i shtohen 10-25 mijë subjekte të reja. Jean Marie Boursicot mund të quhet poeti i reklamës. Show i paraqitur nga vetë ai zbulon mjeshtërinë e prezantimit të mallit si një art më vete, të krahasueshëm me kinematografinë.

 


***


Vetë figura dhe mënyra e jetesës së Santa Claus nuk ngjall besim tek shkencëtari nga Australia Natan-Grills, njofton agjencia ITAR-TASS. Ai mendon, se Santa Claus, i cili udhëton me slitë nëpër dëborë pa vënë në kokë kaskën dhe pa mbërthyer rripat e sigurimit, me çibuk në gojë, dhe që duke gjykuar nga paraqitja e tij e jashtme, nuk i refuzon aspak vetes mbushjen e barkut me gjëra të shijshme, i jep me këtë shembull negativ fëmijëve. Në studimin shkencor të publikuar në botimin “The British Medical Journal”, doktor Grills flet për ndërlidhurinë reciproke të traditave të “nderimit të Santa Claus” në vende të ndryshme të botës me mbipeshën tek fëmijët. Edhe pse mbi lidhjen shkak-pasojë është ende herët të flitet, imazhi i Santas të imponon mendimin , se “shëndoshja e tepërt është sinonim i gjendjes së mirë shpirtërore dhe vitalitetit jetësor”, paralajmëron shkencëtari.


***


Siç shkruan gazeta RBC-Daily, Mercedez-Benz po përpunon sistemin Wireless të sigurimit Smart Stop. Destinacioni i tij kryesor është të sigurojë ndalesën automatike të automjetit kur semafori tregon dritën e kuqe. Mekanizmi i vendosur në automjet arrin të kapë sinjalin e semaforit dhe menjëherë i pasqyron të dhënat në ekranin e automobilit. Në qoftë se shoferi për ndonjë arsye nuk arrin të frenojë dot në kohë, makina si rezulatat i punës së këtij mekanizmi frenon automatikisht. Sipas fjalëve të bashkëpunëtorit të repartit konstruktues të Mercedes-Benz Gordon Peredo, Smart Stop në një kohë shumë të afërt mund të hyjë në listën e sistemeve bashkëkohore të sigurimit. Vendosja e kësaj paisjeje në automobila do të fillojë të realizohet gjatë 5 viteve të ardhshme.


***

Nata me dinozaurët është një mënyrë e re e njohjes së botës që na rrethon, të cilën e propozon muzeu i njohur i Londrës “Museum of Natural Histori”. Siç njoftoi administrata e muzeut, këto ekskursione nate do të organizohen për fëmijët nga mosha 8-10 vjeç. Projekti përfshin bile edhe fjetjen për ta në thes gjumi (sleepin bag) në sallën ku ndodhen skeletet e kafshëve prehistorike, të gjetura gjatë gërmimeve. Çmimi i një aktiviteti të tillë është afërsisht 80 dollarë amerikanë.