0Mbishkrimi metalik "Arbei mach frei" (Puna të bën të lirë) në portat e ish kampit të përqendrimit hitlerian në Aushwitz, në territorin e Polonisë, u vodh me porosinë e një koleksionistit suedez, njoftoi një nga kanalet televizive polake. Vetëm për vjedhjen e këtij mbishkrimi historik vandalët do të merrnin afro 30 mijë euro. Vjedhja u bë natën në të gdhirë të së premtes. Vetëm pas dy ditësh u arrit të gjendej kjo tabelë. Për dyshim në këtë vjedhje policia arrestoi 5 burra.