Zëri i Rusisë Liderëve të shteteve të huaja nuk do tu bëhen ftesa personale për pjesëmarrje në festimin e 65 vjetorit të Fitores së Madhe në Rusi, por të gjithë ata që do të shfaqin dëshirën për të marrë pjesë në të, "ne do të jemi të lumtur ti shohim në Moskë", tha Drejtori administrator i Presidentit Vladimir Kozhin. Sipas fjalëve të tij, kjo pozitë përcaktohet nga vetë fakti se dita e Fitores është "festë e përbashkët". Shumë liderë të shteteve të huaja shprehën tashmë dëshirën për të ardhur në maj  të vitit 2010 në Moskë, shtoi Kozhin.