Zëri i Rusisë Vladimir Putin propozoi të rindërtohet në Moskë "Memoriali i lavdisë" i shkatërruar  të shtunën  e kaluar në qytetin gjeorgjian Kutaisi. Ky monument u ndërtua për nder të luftëtarëve të rënë në Luftës e Madhe Patriotike. Sipas fjalëve të Kryeministrit, shkatërrimi i memorialit ishte tentativë për fshirjen e kujtesës historike. Ai shprehu besimin se "autoritetet e Moskës do të gjejnë vendin e merituar për këtë monument". "Unë shpresoj shume se kjo iniciativë do të mbështetet dhe nga shoqëria ruse dhe nga ajo gjeorgjiane", tha Putini.