0Ekspertët ndërkombëtarë përmirësuan parashikimin për ekonominë ruse, njofton

botimi "Rossiskaja gazeta"

0. Deficiti i buxhetit në të, si dhe në dy vitet e ardhshme, do të jetë më i ulët se ai i planifikuar nga qeveria. Ndërsa jo më vonë se viti 2012 të ardhurat përsëri do të fillojnë të tejkalojnë shpenzimet. Parashikime të tilla optimiste përkatësisht ekonomisë ruse publikoi Agjencia ndërkombëtare e rejtingëve Standard and Poor's. Shkurtimi i deficitit buxhetor i lejoi agjencisë të rishikojë parashikimin e rejtingut të vet në lidhje me rejtingët e Rusisë nga ai "negativ" në "stabil". "Sipas vlerësimeve tona, treguesit buxhetorë, po ashtu si dhe treguesit e bilancit të aktiveve dhe detyrimeve do të përmirësohen gradualisht si rezultat i stabilizimit të kushteve të tregtisë së Federatës Ruse dhe besnikërisë së rideklaruar të udhëheqjes së vendit ndaj kursit për uljen e deficitit buxhetor në vitet e afërta", shpjegohet në mesazhin e kësaj Agjencie. Ekspertët ndërkombëtarë presin, që deficiti i buxhetit të jetë më i ulët nga ai i planifikuar fillimisht me tregues 8,3% të vëllimit të përgjithshëm të produktit të brendshëm, si të paktën, me 1-2 %. Më parë parashikime të tilla kanë bërë edhe nëpunësit rusë. Por S&P shkoi akoma dhe më tej, ajo parashikon se deficiti buxhetor do të jetë më i ulët nga ai i planifikuar edhe në vitin 2010, edhe në vitin 2011. Bile më tepër se kaq, ekspertët ndërkombëtarë parashikojnë së shpejti proficit të buxhetit rus. Mbi një kthesë të tillë të ngjarjeve nëpunësit rusë tani për tani nuk kanë deklaruar ende. Vërtet, gjatë kësaj, si dhe ekspertët vendas, S&P shprehet me njëfarë rezerve: të gjitha këto do të bëhen të mundura gjatë mungesës së rënies dastrike të çmimeve të naftës-nën 60 dollarë për fuçi. Por, sipas parashikimit të ri të Ministrisë së ekonomisë dhe zhvillimit të Rusisë, vitin e ardhshëm çmimi i një fuçie naftë do të kapë shifrën 65 dollarë. Në fakt, evidentohen në këtë parashikim edhe momente të papëlqyeshme. Agjencia parashikon, se frenues për rritjen ekonomike në këto vitet e afërta do të bëhet sistemi bankar, si dhe përmend vartësinë e ekonomisë nga çmimet e naftës. Prodhimtaria në sektorët e lëndës së parë dhe ata jo të lëndëve të para, sipas mendimit të S&P, shënon një nga nivelet më të ulët në Europë.


Komentimi i artikullit të ditës


Analisti i kompanisë "Arbat Kapital" Mihaill Zavarajev flet për atë, se në çfarë u bazuan ekspertët e agjencisë S&P kur morën vendimin për rritjen e parashikimit të rejtingut të Rusisë. Treguesit buxhetorë, bilanci tregtar, kushtet e tregtisë, deficiti i buxhetit, janë, sipas modelit standart të S&P, një numur i madh treguesish që shqyrtohen nën dritën e analizimit të funksionimit real të ekonomisë. Prandaj është e vështirë të përcaktohet ndonjë gjë me saktësi. Ekonomia vlerësohet e marrë në total sipas një numri shumë të madh faktorësh. Dhe, në tërësi, duhet thënë, se pas skandaleve të bujshme me agjencitë perëndimore të hipotekave, pas defollteve të tyre, analistët ndërkombëtarë mbajnë një qendrim mjaft konservativ ndaj rishikimit të retingëve. Aq më tepër kur bëhet fjalë për rritjen e tyre. Analistët e shumtë tani po përpiqen të risigurohen me qëllim që ti shmangen kritikës së mundshme në të ardhmen", konkludon analisti i kompanisë "Arbat Kapital" Mihaill Zavarajev.