0Më 24 dhjetor Dimitri Medvediev do të nxjerrë përfundimet e vitit 2009 në programin special televiziv "Përfundimet e vitit me Presidentin e Rusisë", që do të jepet në TV Live transmetim nga tre kanale federale. Ngjarjet më të rëndësishme të vitit Kryetari i shtetit do ti diskutojë me drejtuesit e kanaleve përkatëse televizive: "Kanali i Parë", "Rossia" dhe NTV. Meqë ra fjala, dëgjuesit e radiokompanisë "Zëri i Rusisë" mund të njihen me intervistën e Presidentit në Live transmetim në site-n tonë me këtë adresë: http//rus.ruvr.ru/. Viti në përfundim do të mbetet në kujtesën e njerëzve me ngjarje nga më të ndryshmet. Por para së gjithash me sprovat e veta të rënda që iu desh atyre të përballojnë. Qytetarët e Rusisë, pa dyshim, shpresojnë të dëgjojnë nga goja e Presidentit të vendit deklarata të rëndësishme, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë "Zërit të Rusisë" Presidenti i Fondit "Politika" Vjaçesllav Nikonov: "Njerëzit, sigurisht, nuk mund të mbajnë një qendrim indiferent, moskokëçarës ndaj vetë faktit se në ç'vend jetojnë dhe se çfarë i pret ata në të ardhmen, ndaj asaj se si zgjidhen problemet e tyre. Kurse detyrat, në përgjithësi, duhet thënë, se janë mjaft evidente. Ndër më prioritaret prej tyre janë dalja nga kriza ekonomike dhe fillimi i gjallërimit të ekonomisë. Dhe njerëzit i preokupon pa masë, mendoj unë, në radhë të parë se sa shpejt do të bëhet kjo dhe me ç'vijueshmëri. Si do ti bëhet hallit me punësimin e popullsisë gjatë vitit të ardhshëm? Si do të zhvillohet veprimtaria e Rusisë në arenën ndërkombëtare? Të gjitha këto pyetje, natyrisht, do të gjejnë pasqyrim edhe në intervistën e Dimitri Medvedievit. Sergei Mihejev, Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Qendrës së teknologjive politike, duke iu përgjigjur pyetjeve të "Zërit të Rusisë", vuri në dukje se tema kryesore në intervistën e Presidentit, sigurisht, do të bëhen kapërcimi i krizës dhe lufta kundër korrupsionit: "Ky vit nuk ishte aspak i lehtë. Gjatë tij ndodhën shumë gjëra interesante dhe të vështira njëkohësisht. Dhe një nga temat kryesore, pa asnjë dyshim, është kriza dhe synimi ynë për të dalë nga ajo ose, të paktën, zbutja e pasojave të saj. Përsa i përket luftës kundër korrupsionit, ky prioritet u përcaktuan nga Presidenti në mënyrë plotësisht të qartë. Meqenëse ky është një nga problemet më seriozë të shoqërisë sonë. Iniciimi i luftës kundër tij dhe do të thotë ndërtim i një shteti më efektiv. Prandaj rëndësia e kësaj teme nuk vihet në dyshim nga askush. Përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, në këtë sferë, sipas mendimit tim, prioritar duhet të bëhet kërkimi i një forme më optimale për mbrojtjen  e interesave të vendit në botë. Sepse duket krejtësisht qartë, se periudha, kur Rusia bënte me hir apo me pahir lëshime të shumta, po spostohet tashmë në të kaluarën", konkludoi Sergei Mihejev.