0Ngricat e mëdha, reshjet e dendura të dëborës dhe stuhitë ia kanë ndërlikuar fort jetën qytetarëve të Europës. Kanë lindur probleme serioze në punën e transportit tokësor dhe atij ajror. Në Poloni dhjetra njerëz kanë gjetur vdekjen nga të ngririt, 6 persona u bënë viktima të aksidenteve rrugore në Gjermani dhe tre të tjerë ngrinë nga i ftohti në Austri. Sot është rivendosur pjesërisht qarkullimi i trenave të pasagjerëve nën ngushticën e La Mashit, që u pezullua plotësisht tre ditë më parë për shkak të motit të keq.