0Problemi rreth programit bërthamor të Iranit duhet të zgjidhet me metoda diplomatike, deklaroi Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov gjatë vizitës së vet në Uzbekistan. Moska e njeh të drejtën e Teheranit për përpunimin e atomit për qëllime paqësore, por Irani është i detyruar të respektojë marrëveshjen mbi mospërhapjen e armës bërthamore dhe dokumentet e tjera të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), theksoi Lavrov. Për sa i përket çështjes së Afganistanit, Ministri i bëri thirrje komunitetit botëror për përforcimin e mundësive të afganëve, që ata të mund ta marrin nën kontroll situatën në vend dhe të garantojnë në mënyrë të pavarur sigurinë kombëtare.