0Traktati i ri ruso-amerikan për Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) do të parashikojë shkurtime radikale të numrit të armatimeve, deklaroi Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov. Duke marrë fjalën në Universitetin në Tashket, ai njoftoi, se Moska dhe Uashingtoni shpresojnë të përfundojnë nënshkrimin e dokumentit në fillim të viti të ardhshëm. Sipas fjalëve të tij, Traktati  i ri do të parashikojë masa simetrike kontrolli, të cilat të bazohen në mirëbesimin reciprok. Afati i veprimit të Traktatit të mëparshëm për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive, i nënshkruar nga palët në vitin 1991, përfundoi më 5 dhjetor të këtij viti.